Bardhi rikthehet te Feronikeli

Futboll

Bardhi rikthehet te Feronikeli

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:42
Bardhi rikthehet te Feronikeli

Mesfushori, Argjend Bardhi, është rikthyer te klubi i Feronikelit duke u bërë kështu transferi më i ri i klubit nga Drenasi.

Bardhi tashmë i njohur për fansat tanë, rikthehet në klub për të përforcuar mesfushën në sezonin e ri.

Afati kalimtar i verës ka qenë tejet i ngjeshur për Feronikelin duke ofruar emra të mëdhenjë të futbollit, e ndër ta edhe Bardhin.

Argjend Bardhi ka folur edhe për faqen e klubit, duke thënë premtuar maksimumin e tij në secilën ndeshje.

“Ju premtoj maksimumin tim, jam i lumtur që jam rikthyer te Feronikeli dhe shpresoj që të arritim objektivat e klubit. Synojmë pozitën e parë dhe për atë pozitë nuk do të kursej asgjë nga vetja ime”, tha Bardhi për faqen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat