E akuzojnë për mungesë maturie

Futboll

E akuzojnë për mungesë maturie

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 19:06
E akuzojnë për mungesë maturie

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me personat që kritikojnë ekipin e tij për mungesë maturie. Tekniku spanjoll shprehet se nuk arrin t’i kuptojë ata persona që ndryshojnë shpejt mendim.

“Është shumë e vështirë për mua të kuptoj kur njerëzit flasin për paraqitjet dhe maturinë e ekipit tonë.

Kur mundëm Real Madridin ne jemi një ekip i maturuar, ndërsa kur humbëm për pak ndaj Tottenhamit ne nuk ishim të tillë”, – tha ai.

Pep foli dhe për gjendjen fizike dhe të sulmuesit kryesor Sergio Aguero. “Sergio është ende në Barcelonë. Ai duhet të vijë në Portugali dhe të na bashkohet. Ka nevojë të bëjë ende një test, po punon mirë dhe po bën progres për rikuperimin e tij”, – tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat