Ky mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Futboll

Ky mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 17:46
Ky mund të jetë trajneri i ri i Barcelonës

Barcelona po e konsideron një ish-futbollist për të marrë drejtimin e klubit. Bëhet fjalë për ish-sulmuesin Thierry Henry, për pasues të trajnerit Quique Setien që është afër shkarkimit.

Për emrin e Henryt ka raportuar mediumi spanjoll “Diario Sport”. Francezi momentalisht e drejton ekipin e ligës MLS, Montreal Impact.

Henry më herët ka qenë edhe asistent i Roberto Martinezit te Belgjika, para se ta merrte punën te Monaco, skuadër me të cilën fitoi vetëm katër herë në 20 ndeshje. Në janar ai u shkarkua nga klubi francez.

Ish-sulmuesi ka shënuar 49 gola për “blaugranan” në tri sezone, derisa tani është në listën e ngushtë të trajnerëve të cilët mund ta zëvendësojnë Setienin.

Për punën e trajnerit te Barcelona përmenden edhe emrat e Ronald Koemanit, përzgjedhësit të Holandës, dhe Massimiliano Allegrit, ish-trajner i Milanit dhe Juventusit, Xavit, Mauricio Pochettinos e Maurizio Sarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat