Barcelona pagoi më shumë për Coutinho sesa Bayern për formacionin startues që pati mbrëmë

Futboll

Barcelona pagoi më shumë për Coutinho sesa Bayern për formacionin startues që pati mbrëmë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:34
Philippe Coutinho

Se Barcelona ka dështuar në të gjitha aspektet tregon edhe një fakt lidhur me shumën e paguar për Philippe Coutinho.

Ylli brazilian vinte me bujë të madhe nga Liverpool kur për të paguheshin 120 milionë funte, por ai nuk gjeti veten në ‘Camp Nou’.

Coutinho po luan si i huazuar te Bayern, madje mbrëmë shënoi dy gola dhe shtoi një asistim kundër skuadrës së Barcelonës, e cila ka kartonin e tij.

Fakt interesant është ai se Barca ka paguar më shumë për kartonin e Philippe Coutinho sesa Bayern Munich kanë paguar për 11 lojtarët që startuan mbrëmë në fitoren 2:8 kundër Barcelonës.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën startuese të Bayern me shumën që Bayern ka paguar për secilin.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat