De Bruyne më i sinqertë se kurrë: Viti i ri, rezultati i njëjtë – VAR nuk kishte faj

Futboll

De Bruyne më i sinqertë se kurrë: Viti i ri, rezultati i njëjtë – VAR nuk kishte faj

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 00:48
Kevin De Bruyne

Kevin De Bruyne ka dhënë komentet e tij pas eliminimit të Manchester City nga Liga e Kampionëve.

Mesfushori belg ishte më i miri në fushën e blertë, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të kualifikohej në gjysmëfinale.

Pas ndeshjes, De Bruyne ka thënë se edhe këtë vit ishte rezultati i njëjtë, duke shtuar se nuk mund t’i drejtohet gishti VAR-it.

“Vit i ri, rezultat i njëjtë. Pjesa e parë nuk ishte mjaftueshëm e mirë, mendoj këtë e dimë. Filluam ngadalshëm. Por, pjesa e dytë ishte e mirë, u kthyem në 1:1 dhe patëm disa raste. Pastaj 2:1 dhe 3:1 mbyllën ndeshjen, dhe është turp për ne që të largohemi kështu”, ka thën De Bruyne.

“Nuk kam parë (ndërhyrjen e Dembele në Laporte), por çfarëdo që vendosën, ata vendosën. Nuk do t’i fajësoj ata (VAR) për këtë, ne duhej të bënim më mirë”, shtoi belgu.

“Edhe te 2:1 nëse (Sterling shënonte) do të ishte 2:2 dhe ndeshja do të vazhdonte. Por, ky është futbolli, margjinat bëjnë diferencën. Duhet të mësojmë. Nuk është mjaftueshëm mirë, dhe kjo është. Është koha të shkojmë në shtëpi”, ka thënë mes tjerash KDB.

De Bruyne realizoi golin e vetëm për Manchester City këtë mbrëmje, pas asistimit të Raheem Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat