Liverpool nuk paguan 30 milionë euro për Thiago Alcantara

Futboll

Liverpool nuk paguan 30 milionë euro për Thiago Alcantara

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 19:19
Thiago Alcantara

Liverpool po ngadalësojnë në blerjen e Thiago Alcantara.

Mesfushori i Bayern Munich, Thiago Alcantara, vazhdon të jetë në krye të listës së dëshirave të Liverpool.

Lojtari gjithashtu ka vendosur që të largohet nga Bayern dhe thuhet të jetë pajtuar për kushtet personale, por problemi vazhdon të qëndrojë në shumën e kërkuar për kartonin.

Fabrizio Romano raporton se Liverpool nuk do të paguajnë 30 milionë për spanjollin.

Negociatat mes Liverpool dhe Bayern Munich do të vazhdojnë pas fundit të Ligës së Kampionëve, për të parë nëse mund të arrihet marrëveshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat