Dy arbitra shqiptarë gjykojnë në Europë

Futboll

Dy arbitra shqiptarë gjykojnë në Europë

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 12:02
Dy arbitra shqiptarë gjykojnë në Europë

Jo vetëm klubet shqiptare po bëhen gati për të marrë pjesë në kompeticionet europiane. Angazhim në Europa Ligë do të kenë edhe arbitrat shqiptarë. Në ndeshjet kualifikuese janë caktuar që të mbajnë drejtësi Eldorian Hamiti dhe Juxhin Xhaja. Ndërkohë, arbitri tjetër kryesor me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji është caktuar që të vendosë drejtësi në ndeshjen e muajit shtator në Ligën e Kombeve.

Europa Ligë

Juxhin Xhaja do të jetë sot në fushë për të gjykuar ndeshjen mes skuadrës së Engordanit dhe Zetës. Bëhet fjalë për një takim të turit paraeliminator, ku përballë janë skuadra vendëse e Andorras që pret miqtë nga Mali i Zi. Kryesori i kolegjiumit të Tiranës do të ketë si asistentë gjyqtarët Denis Rexha, si dhe Fatmir Lamën. Ndërkohë, arbitër i katër në këtë takim do të jetë Klajdi Kola. Ndeshja për trupën e arbitrave shqiptarë do të luhet në stadiumin kombëtar “Andorra la Vela”, me start nga ora 20:00.

Turi i Parë

Gjyqtari tjetër me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti, do të ketë një sfidë të turit të parë kualifikues në Europa Ligë, të një niveli më të lartë. Ventspils do të presë skuadrën moldave Dinamo Auto.

Hamiti do të ketë asistentë Nertil Bregasin dhe Emigers Ganecin, ndërkohë që Kridenc Meta do të jetë arbitër i katërt.

Liga e Kombeve

Për kryesorin që mban kategorinë më të lartë të arbitrave shqiptarë në renditjen e FIFAs, Enea Jorgji, është caktuar që të gjykojë një takim të ekipeve kombëtare në Ligën e Kombeve, por mbetet për t’u saktësuar se cili takim do të jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat