Godet Feronikeli, transferon lojtarin e Kosovës

Futboll

Godet Feronikeli, transferon lojtarin e Kosovës

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 21:26
Alban Pnishi

Superliga duket se do të jetë tepër interesante këtë sezon dhe kjo shihet me lëvizjet e shumta që po bëjnë në tregun e transferëve skuadrat kosovare këtë verë

Transferimi i fundit vjen nga FC Feronikeli i cili ka bërë një goditje tepër interesante.

Ata kanë transferuar reprezentuesin e Kosovës, Alban Pnishi.

“Pnishi i është bashkuar skuadrës gjatë ditës së sotme (19 gusht) duke firmosur kontratën që e lidhë me ngjyrat gjelbërt e bardhë.”, shkruan në faqen zyrtare të

Kujtojmë se Pnishi ka një përvojë të madhe dhe më parë ka luajtur për skuadra si  Ëohlen dhe Grasshoppers në Zvicër kurse sezonin e fundit luajti për skuadrën e Izraelit, Bnei Yehuda.

Pnishi ka luajtur disa ndeshje edhe për Kosovën në fillimet e saj dhe luan si qendërmbrojtës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat