Pique bën transferim befasues te Fulham?

Futboll

Pique bën transferim befasues te Fulham?

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 22:39
Ilustrim

Fulham thuhet se ka bërë një lëvizje të papritur për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique.

Mbrojtësi ishte i zhgënjyer pas humbjes 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas kësaj, 33 vjeçari pranoi se skuadra po kalon periudhë jo të mirë, duke ofruar edhe largimin e tij nëse i kërkohet, në rindërtimin e Barcelonës.

Sipas Libero, Fulham ka vendosur të vihet në lëvizje për Pique, i cili në moshën rinore ishte pjesë e Manchester United, ndërsa në vitin 2008 iu bashkua Barcelona.

Fulham së fundi ka siguruar rikthimin në Premierligë, dhe ka filluar të punojë në afrimin e disa lojtarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat