Kosova pa lojtarin e 12-të në “Fadil Vokrri”: Ky është mesazhi i Dardanëve

Futboll

Kosova pa lojtarin e 12-të në “Fadil Vokrri”: Ky është mesazhi i Dardanëve

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 20:50
Kosova

Kosova me 3 shtator në Parma të Italisë do të përballet me Moldavinë ndërsa tri ditë më vonë në Prishtinë ballafaqohet me Greqinë, dyja sfida këto në kuadër të Ligës C të Kombeve.

Koronavirusi ka vazhduar të sjelë telashe të mëdha, derisa këtë herë do t’i penalizojë shumë tifozët “Dardanët” që nuk do të mund të jenë të stadium për ta mbështetur Kosovën, pasi ndeshjet luhen pa praninë e publikut.

Kryetari i “dardanëve”, Lulëzim Berisha (Luli) ka thënë se mbështetja për luanët tanë nuk do të ndalët kurrë, por këtë herë këtë do ta bëjmë nga çdo shtëpi shqiptare.

“Në javën e parë të shtatorit luanët tanë fillojnë rrugëtimin e ri në garën UEFA Liga e Kombeve.

Kosova me 3 shtator përballet me Moldavinë në Parma të Italisë, ndërsa vetëm 3 ditë më vonë presim Greqinë në Prishtinë.

Shkaku i pandemisë tanimë gjithë e dimë se fatkeqësisht ndeshjet do të luhen pa tifozë në tribuna.

Duke besuar në fitore, ne Dardanët nga të gjitha vendet e botës si gjithmonë do t’i përkrahim djelmoshat tanë, por këtë herë nga secila shtëpi, dritare e ballkon, me flamuj, me rekuizita të ndryshme, me brohoritje, secili sipas mënyrës së vet do të bëjmë me dije që luanët tanë nuk janë vetëm.

Poashtu, u bëjmë thirrje gjithë tifozëve, sidomos në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë që nga dritaret dhe ballkonat tanë të bëjmë duartrokitjen tradicionale në minutën 9 në nder të legjendës sonë Fadil Vokrri.

Për Kosovën. Përgjithmonë”, ka shkruar Luli Berisha në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat