Futbollisti sulmon ish-gruan

Futboll

Futbollisti sulmon ish-gruan

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 18:52
Futbollisti sulmon ish-gruan

Sërish polemika mes futbollistit, Maxi Lopez dhe ish-bashkëshortes së tij, Wanda Nara. Futbollisti argjentinas në një intervistë të dhënë së fundmi zbuloi se 2 nga 3 fëmijët janë të infektuar me COVID-19.

Të infektuar me koronavirus janë dy fëmijët më të vegjël Benedicto dhe Constantino, ndërsa Valentino më i madhi rezultoi negativ ndaj testit të COVID-19. Për këtë ai fajësoi ish-bashkëshorten e tij, Wanda e cila sipas tij është përgjegjësja kryesore që fëmijët u infektuan.

Gjithashtu Lopez tha që edhe Juan Icardi, babai i bashkëshortit aktual të Wanda Nara, është infektuar më koronavirus. Po ashtu e prekur është dhe vajza e vogël e çiftit Wanda- Icardi.

Ndaj deklaratave dhe sulmeve të Maxi Lopez ka reaguar menjëherë Wanda Nara, e cila me një postim në Instagram konfirmon se të gjithë janë mirë dhe nuk janë të prekur nga COVID-19. Ajo më tej shtoi se vetëm bashkëshorti i saj, Mauro ishte pozitiv ndaj COVID-19.

Maxi Lopez ka reaguar sërish pas postimit të Wanda duke thënë se është mjaft i indinjuar nga fjalët e saj.

“Unë jam i indinjuar, kjo grua është e papërgjegjshme. Kam dy fëmijë pozitivë për shkak të saj! Unë i thashë që nuk duhej të shkonte në Ibiza, duke e paralajmëruar, se të gjithë ata që ktheheshin nga atje ishin të infektuar’-tha i irrituar, Maxi Lopez.

Kujtojmë që Maxi Lopez dhe Mauro Icardi të dy argjentinas janë qenë shok të ngushtë dhe shkak i prishjes së marrëdhënies u bë pikërisht, Wanda Nara. Në momentin që ishte e martuar me Maxi Lopez, ajo nisi të frekuentohej me shokun e tij, Mauro Icardi me të cilin u lidh më vonë dhe sot kanë dy fëmijë së bashku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat