Granit Xhaka me Arsenalin startojnë me fitore bindëse 

Futboll

Granit Xhaka me Arsenalin startojnë me fitore bindëse 

Nga: K.Goca Më: 12 shtator 2020 Në ora: 13:53
Xhaka majtas i pari, Arsenali fiton bindshëm

Arsenali e fillon me këmbë të mbarë edicionin e ri në Premier League. Futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, njëherësh kapiten i Kombëtares së Zvicrës, me Arsenalin startojnë furishëm, si mysafirë e gjunjëzojnë me rezultat 3:0 Fulhamin, në ndeshjen që u luajt në stadiumin “Craven Cottage” në Londër.

‘Topçinjtë’ fitojnë tre pikë me lehtësi.
Në minutën e 9-të, Arsenali avancon në konak të Fulhamit.

Një gabim në mbrojtje Fulhamit i kushton shtrenjtë.

Futbollisti Alexandre Lacazette nga afërsia shënon për rezultatin 0:1.

Image

Futbollisti shqiptar Granit Xhaka si zakonisht titullar dhe po tregon paraqitje të mirë. 

Në minutën e 49-të, mbrojtja e Fulhamit në gjumë, ndërsa pas harkimit nga rivënia e këndit, Gabriel gjendet më së miri dhe me godet me kokë nga afërsia 4-5 metra duke shënuar për 0:2.  

Image

Arsenali vazhdon me ritëm të lartë, thellon fitoren në 0:3. Futbollisti Pierre-Emerick Aubameyang nga 12-13 realizon në këndin e majtë në minutën e 57-të. Start i furishëm i 'Topçinjve' në Premier League. Xhaka ka luajtur shumë mirë, i cili u zëvendësua në minutën e 79-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat