Watford jep miratimin

Futboll

Watford jep miratimin

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 11:45
Watford jep miratimin

Pas rënies në kategori më poshtë të Watord, shumë skuadra kanë shfaqur interes për sulmuesin anësor Gerard Deulofeu, ku në veçanti Napoli po ushtron presion për të arritur sa më parë te kartoni i futbollistit.

Largimi i Callejon ka lënë një boshllëk te të kaltrit, të cilët kërkojnë ta mbushin sa më parë.

Spanjolli 26-vjeçar ka pëlqimin e trajnerit Gattuso dhe drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me presidentin e anglezëve Pozzo, i cili për të rregulluar financat në Championship mund ta lërë lojtarin të largohet në huazim me të drejtë blerjeje përfundimtare, opsion që pëlqehet edhe nga Napoli, kështu që palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rikthimin e Deulofeut në Serinë A.

Sulmuesi 26-vjeçar i rritur në akademinë e Barcelonës, ka luajtur vetëm disa muaj në kampionatin italian, teksa ka veshur fanellën e Milanit në gjysmën e dytë të sezonit 2016-2017 dhe në 18 ndeshje ka arritur të shënojë edhe 4 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat