Mehmedi shënon në Tiranë, Kukësi nuk ia del dot ndaj Wolfsburgut

Futboll

Mehmedi shënon në Tiranë, Kukësi nuk ia del dot ndaj Wolfsburgut

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 22:00
Mehmedi shënon në Tiranë, Kukësi nuk ia del dot ndaj Wolfsburgut

Ka marrë fund ëndrra e Kukësit për të eliminuar Volfsburgun në Ligën e Europës dhe për të kaluar në raundin e tretë kualifikues. Verilindorët janë mposhtur në “Air Albania” me rezultatin 4:0, nga gjermanët e Wolfsburgut. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gegës, të cilët tentuan të surprizonin gjermanët, me disa raste, por pa sukses.  

Ishte Veighorst që shënoi për gjermanët, duke përfituar nga një gabim i lojtarëve të Kukësit. Volfsburgu përfitoi përsëri nga një gabim i verilindorëve, pasi portieri Elezaj ishte i pasigurtë në një dalje të tij dhe kjo i kushtoi me gol në minutën e 32.

Vetëm dy minuta më vonë Rroca kishte mundësinë të shënonte për ekipin e Gegës nga pika e bardhë e penalltisë, por gjuajtja e tij u ndal nga portieri i gjermanëve.

Në pjesën e dytë, Kukësi u përpoq të reagojë me Gashin që goditi traversën në minutën e 57. Pas kësaj gjermanët kishin raste më të pastra, duke shënuar edhe dy herë të tjera me Veighorst në minutën e 74 dje Mehmedin në minutën e 89’

KUKËSI – WOLFSBURG 0-4

Veighorst 20′, 74′, Lakuah 32′, Mehmedi 89′.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat