Courtois ndez sfidën me Barçën: Kjo është ajo që duam

Futboll

Courtois ndez sfidën me Barçën: Kjo është ajo që duam

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 08:47
Thibaut Courtois

Thibaut Courtois, pasi është shëruar nga Covid-19, i ka lëshuar sfidën rivalëve spanjollë.

Portieri belg ka folur për Mundo Deportivo-n në prag të fillimit të sezonit të ti, duke deklaruar se Real Madrid është më gati se kurrë që të mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar.

“Viti i fundit ka qenë pak më ndryshe, natyrisht. Ka qenë një verë e shkurtër, por intensive. Jemi stërvitur mirë dhe jemi në formë shumë të mirë për fillimin e La Liga-s”, ka thënë Courtois.

“Personalisht ndihem shumë mirë, shumë në formë dhe me dëshirën për të vazhduar përpara pas fundit të sezonit të kaluar. Duam të fitojmë gjithçka, kjo është ajo që duhet bërë te Real Madrid”.

“Duhet të kërkosh të fitosh çdo trofe për të cilin luan, objektivi është të luftosh për të fituar sa më shumë torfe të jetë e mundur që në këtë sezon”.

Një sfidë e hapur për Barcelona-n nga ylli i Los Blancos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat