Trofeu “Gamper”; gati debutimi i Pjanic te Barça. Zhduken Vidal dhe Suarez

Futboll

Trofeu “Gamper”; gati debutimi i Pjanic te Barça. Zhduken Vidal dhe Suarez

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:04
Barça

Barcelona do të presë Elche për trofeun e zakonshëm “Gamper”, sonte në orën 19:00, në “Camp Nou”. Ronald Koeman ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar, mes të cilëve nuk ka vend për Arturo Vidal dhe as Luis Suarez.

I dyti është jashtë projektit teknik të trajnerit hollandez, flitet se po negocion me Juventusin; ndërsa i pari është gjithnjë e më afër Interit. Nga ana tjetër, Miralem Pjanic është i gatshëm të debutojë me fanellën Blaugrana. Mes të thirrurve është edhe Leo Messi.

Ja lista e lojtarëve të thirrur nga Ronald Koeman:
Neto, Inaki Pena, Arnau Tenas, Semedo, Pique, Araujo, Sergio, Alena, Griezmann, Pjanic, Messi, Dembelé, Coutinho, Lenglet, Trincao, Jordi Alba, Braithëaite, Sergi Roberto, De Jong, Junior, Pedri, Konrad, Ansu Fati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat