Shqiptari nga Kosova bëhet hit në Maqedoni, ja arsyeja

Futboll

Shqiptari nga Kosova bëhet hit në Maqedoni, ja arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:45
Shqiptari nga Kosova bëhet hit në Maqedoni, ja arsyeja

Futbollisti nga Kosova, Arbër Shala, bëhet hit në futbollin e Maqedonisë së Veriut. 

Anëtari i Renovës na Xhepçishti i Tetovës, ka shënuar golin më të bukur në kuadër të javës së gjashtë.  

“Arbër Shala - mbrojtësi i majtë i Renovës, nga 35 metra vendosi me mjeshtëri topin në këndin e sipërm të djathtë të portës së Naumovskit, i cili dukej se ishte "hutuar" nga kjo goditje e fortë”, shkruan media maqedone “sportmedia”.

Megjithatë Renova e pafat, mposhtet në Çair nga Shkupi me rezultat 4:3, në derbin shqiptar të Maqedonisë. 

Shala bëhet hit me këtë gol dhe sigurisht se do të diskutohet gjatë ky eurogol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat