U fol për një lidhje me Ibrën! Bukuroshja çuditë: Nuk do shkoja kurrë me një burrë që…

Futboll

U fol për një lidhje me Ibrën! Bukuroshja çuditë: Nuk do shkoja kurrë me një burrë që…

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 15:15
U fol për një lidhje me Ibrën! Bukuroshja çuditë: Nuk do shkoja kurrë me një burrë që…

Gazetarja e njohur e sportit në Itali, Dileta Leota dhe sulmuesi i Milanit, tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve para pak kohësh, teksa u përfol për një lidhje mes të dyve, për shkak se ishin parë të darkonin së bashku në një lokal në Sardenjë.

Për t’i shtuar akoma më shumë dyshimet, ishte edhe fakti që Dileta sapo ishte ndarë nga i fejuari i saj. Ibra është në një martesë prej gati 20 vitesh dhe kjo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për lidhje me gazetaren e njohur. Menjëherë pas këtyre lajmeve, Dileta mohoi gjithçka duke thënë se ishin thjesht miq.

Për këtë, bukuroshja e “Dazn” është rikthyer të flasë përsëri, duke thënë se nuk do të lidhje kurrë me një burrë të martuar. “Unë tani jam beqare. U ndava nga fejesa që kisha dhe duhet të gjeja guximin për të bërë gjëra të rëndësishme.

Duhet të isha në gjendje ta përballoja faktin që të qëndroja e vetme e ulur dhe për të parë një film, ndryshe nga sa isha mësuar më parë.

Të lidhem me një të martuar është e papranueshme për mua, me gjithë këto mundësi zgjedhjesh, duket të jesh e kujdesshme për të mos e vendosur veten në situata të gabuara.”, u shpreh Dileta Leota për revistën “Chi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat