Skuadra angleze Tottenham Hotspur ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin e Interit Milan Skriniar i cili kushton 60 milionë euro, raporton “Sky Sport Italia”
Reprezentuesi nga Sllovakia është në tregun e lojtarëve pasi hasi në disa telashe muajve të fundit nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte duke humbur pozitën e titullarit në raport me Diego Godin.
Ekspertët e merkatos Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano raportojnë se janë zhvilluar kontakte mes palëve por qԯ negociata janë fare në fillimin e tyre.
Për 26 vjeçarin Interi kërkon jo më pak se 60 milionë euro dhe “Neroazzurrët” kërkojnë vetëm para të gatshme.