Roma dhe Juventusi i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dytë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 2-2.
Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke kaluar në epërsi me anë të Jordan Veretout që shënoi nga penalltia në minutën e 31-të.
Por, Zonja e Vjetër nuk e lejoi edhe shumë gjatë Romën t’i gëzohej epërsisë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me anë të Cristiano Ronaldos që po ashtu shënoi nga penalltia.
Para se të përfundonte pjesa e parë, lojtarët e Paulo Fonsecas arritën të rikthenin epërsinë në 2-1, me Veretout (45+1’) që ishte golashënues përsëri.
Në të dytën, Juventusi e filloi edhe më keq, duke mbetur me një lojtar më pak një fushë.