Dorëzohet Arteta: Jemi larg Liverpolit

Futboll

Dorëzohet Arteta: Jemi larg Liverpolit

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:06

Mikel Arteta ka pranuar se Liverpooli i ka treguar Arsenalit saktësisht se sa larg janë ata nga mundësia për të luftuar me kampionin aktual pas humbjes 3-1 të dielën.

“Ne luajtëm në një ndeshje shumë të rëndësishme. Realiteti është që ata janë shumë larg nesh në shumë aspekte. Mund të shihni që ka një distancë kualitetesh mes dy ekipeve.”, tha fillimisht Arteta për “Sky Sport”

“Jam shumë i lumtur me mënyrën se si ekipi luftoi dhe vazhdoi të besonte. Ky është standard të cilin ne e kemi arritur.”

“Kisha ndjenjën se do të kishim raste shënimi në pjesën e dytë dhe mbase i kishim mundësitë më të mira, por ato mundësi duhet konkretizuar.”, theksoi trajneri i Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat