Pas largimit të Thiago Alcantaras drejt Liverpoolit, tani edhe një mesfushor tjetër i Bayernit pritet të zbarkojë në Premier Ligë.
Bëhet fjalë për 21-vjeçarin, Michael Cuisance i cili pritet të kalojë tek klubi i Leeds United për një shumë rreth 18 milionë eurosh.
Bayern është i gatshëm ta shesë Cuisance, i cili kaloi te “bavarezët” nga Borussia Moenchengladbach, sezonin e kaluar për 9 milionë euro, duke nxjerrë kështu dyfishin e shumës të cilën e kishte paguar.
Cuisance spekulohet se është i pakënaqur me Bayern, dhe se është “dorëzuar” në luftën për të fituar një pozicion në formacionin startues. Me ofertën e Leeds, dhe me takimin me teknikun e tyre, Marcelo Bielsa, Cuisance thuhet se mezi pret t’i bashkohet Premierë Ligës.