Ozil merr përsipër rrogën e “Gunnersaur”, maskotës 27-vjeçare të Arsenalit

Futboll

Ozil merr përsipër rrogën e “Gunnersaur”, maskotës 27-vjeçare të Arsenalit

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 19:44
Ozil merr përsipër rrogën e “Gunnersaur”, maskotës 27-vjeçare të Arsenalit

Jerry Quy ka plot 27 vite që argëton tifozët e Arsenalit para dhe në pushim të ndeshjeve, fillimisht në stadiumin ‘Highbury” dhe më pas në impiantin modern “Emirates Stadium”, por pandemia e la atë pa punë.

Shkallët e boshatisura të stadiumeve bënë që njeriu që drejtonte maskotën “Gunnersaurs”, një dinosaur që ka marrë emrin nga nofka e ekipit “Gunners” të mos ishte më i nevojshëm dhe drejtuesit e Arsenalit vendosën ta pushojnë nga puna.

Kjo solli një reagim të jashtëzakonshëm të tifozëve të “topçinjve” në rrjetet sociale, të cilët u shprehën kundër këtij vendimi dhe filluan të postojnë fotot me maskotën “Gunnersaur” të shkrepura ndër vite në stadium.

Së fund ka qenë ylli turko-gjerman Mesut Ozil që ka bërë një gjest për t’u duartrokitur, pasi deklaroi se do t’i paguajë rrogën Jerry Quy për sa kohë që do të jetë futbollist i Arsenalit, në mënyrë që “Gunnersaur” të “mos vdesë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat