Interi publikon listën e lojtarëve të ftuar për në Ligën e Kampionëve

Futboll

Interi publikon listën e lojtarëve të ftuar për në Ligën e Kampionëve

Më: 6 tetor 2020 Në ora: 20:41
foto ilustrim

Interi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për në Ligën e Kampionëve, përfshirë këtu Radja Nainggolanin, derisa Matias Vecino e Daniele Padelli kanë mbetur jashtë.

Nerazzurët kanë njoftuar se kjo listë është për fazën e grupeve në garën më të madhe për klube në Evropë.

Klubi italian do të jetë në një grup me Real Madridi, Shakhtar Donetskun dhe Borussia Monchengladbachun.

Nainggolan është i përfshirë në listë edhe pse ishte afër që të rikthehej te Cagliari në këtë afat kalimtar veror.

Vecino dhe portieri Padelli kanë mbetur jashtë, derisa Ionut Radu dhe Filip Stankovic janë në listën e dytë.

Lista e Interit për në Ligën e Kampionëve: Handanovic, Hakimi, Gagliardini, De Vrij, Alexis Sanchez, Lukaku, Lautaro Martinez, Kolarov, Sensi, Ranocchia, Perisic, Young, Vidal, Barella, Eriksen, D’Ambrosio, Darmian, Skriniar, Nainggolan, Brozovic, Bastoni, Radu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat