Neymar nuk duhej të ishte larguar

Futboll

Neymar nuk duhej të ishte larguar

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 12:40
Neymar nuk duhej të ishte larguar

Seedorf deri më sot është i vetmi që ka fituar Ligën e Kampionëve me tri klube të ndryshme, por Cristiano Ronaldo mund të përputhet me rekordin e tij, nëse triumfon me Juventusin: “Do të ishte një kënaqësi e vërtetë, nëse ai do të kishte sukses. Ne mund të kishim folur për një tjetër, apo jo? Pra, kjo nuk është një gjë e keqe.

Unë do të jem gjithmonë i pari dhe kjo nuk do të ndryshojë, rekordet duhet të thyhen. Juventusi gjithmonë mund të konkurrojë për ta fituar Champions-in. Cristiano është ende i motivuar, kështu që po…, ai mund ta bëjë këtë”.

Holandezi më pas qëndron me Neymar, i cili, sipas tij, nuk duhet të ishte larguar nga Barcelona për të kaluar te PSG: “Unë mendoj se gjeti vendin e tij te Barcelona, gjërat funksionuan.

I uroj më të mirën në PSG, por ende mendoj se, edhe pse ata arritën në finalen e Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar, nuk futen te më të mëdhenjtë. Ai mund të bëjë mirë kudo, por kam ndjesinë që Barcelona ishte zgjidhja e duhur për të në planin afatgjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat