Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Kazakistanit

Futboll

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Kazakistanit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:43
Shqipëria do të përballet ditën e nesërme ndaj Kazakistanit

Shqipëria do të përballet ditën e nesërme në orën 15:00 ndaj Kazakistanit, në sfidën e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF njofton se kuqezinjtë zhvilluan mëngjesin e së shtunës një seancë të lehtë stërvitore në Almati. Lojtarët kanë bërë më shumë ushtrime me topin dhe pak ngarkesë fizike.

Gjendja e skuadrës është e mirë dhe të gjithë lojtarët janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës. 

Programi i kuqezinjve vazhdon me stërvitjen zyrtare para ndeshjes, që do të zhvillohet pasditen e së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat