Krasniqi: Krenar që e pati Liria, Prizreni dhe Kosova një vigan të tillë

Futboll

Krasniqi: Krenar që e pati Liria, Prizreni dhe Kosova një vigan të tillë

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:28
Agim Bytyçi

Ka ndërruar jetë Agim Bytyçi, kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovëls (1991-1993). 
“Ka ndërruar jetë Agim Bytyqi!

Sot në Prizren, në orët e para të pasdites, në moshën 76-të vjeçare, ka ndërruar jetë Agim Bytyçi.

I ndjeri ka qenë ndër vite, kryetar shumëvjeçar i KF Liria.

Ishte kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, pas pavarësimit të tij nga korriku i vitit 1991.
Ai, i priu armatës së madhe të futbollit në atë kohë tepër sfiduese.

Me punën, përkushtimin dhe vendosmërinë prej patrioti të madhë, do të mbetet si një nga figurat më të ndritura në historinë e re të Kosovës.

Roli i tij në futbollin e Kosovës, mbetet i pakrahasueshëm me asnjë tjetër. Krenar që e pati Liria, Prizreni dhe Kosova një vigan të tillë.
Me këtë rast, KF Liria shprehë ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë e shumtë të të ndjerit, FFK- n, komunitetin sportiv prizrenas dhe ate kosovar.
Ta kujtojmë me respekt figurën dhe veprimtarinë e të ndjerit, Agim Bytyçi !
Me dhimbje dhe respekt, të pa fund”, shpreh ngushëllimet KF Liria dhe kryetari i saj Qemal Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat