Tre lojtarët e Genoa shërohen nga Covid-19

Futboll

Tre lojtarët e Genoa shërohen nga Covid-19

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 09:08
Ilustrim

Genoa ka marrë lajme të mira lidhur me tre lojtarë të skuadrës.

Mattia Perin, Ivan Radovanovic dhe Federico Marchetti u janë gëzuar rezultateve të fundit nga testet për Covid-19.

Sipas njoftimit të lëshuar nga Genoa, tre lojtarët kanë rezultuar tashmë negativë në testet e koronavirusit.

Lojtarët duhet t’iu nënshtrohen tashmë edhe testeve fizike për të parë nëse marrin dritën e gjelbër për rikthim në stërvitje.

Perin ishte lojtari i parë te Genoa që rezultoi pozitiv, më 26 shtator dhe raportohej se ai vuante më së shumti nga simptomat.

Lasse Schone ishte ai që rezultonte pas tij, kurse më pas shpërtheu në të gjithë skuadrën, duke shkuar në mbi 20 raste.

Lajmi për shërimin e tre lojtarëve jep sinjale pozitive se gjendja te Genoa po kthehet në normalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat