Nuk ka më shumë se 16 vjet por është prej talenteve më të mëdhenj në futbollin e Kosovës.
Ai është djaloshi nga Kaçaniku, që dje ka shënuar për Besën e Pejës, e cila barazoi me rezultat 1:1 me Feronikelin nga Drenasi, në takimin e javës së 8-të të Superligës së Kosovës.
Brruti është i lumtur që ka shënuar gol dhe e motivon gjithnjë e më shumë.
“Normal që me motivon shumë për me vazhduar me lojëra të mira dhe gola të tjerë”, tha Brruti për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Cilin futbollist e keni idhull? “Lionel Messin”, përgjigjet futbollisti i talentuar.