Zbulohen detajet e kontratës së Haaland te Dortmundi

Futboll

Zbulohen detajet e kontratës së Haaland te Dortmundi

Më: 27 tetor 2020 Në ora: 16:32
Erling Haaland

Gazetari ndërkombëtar Fabrizio Romano ka zbuluar se disa nga detajet e kontratës së Erling Haaland te Borussia Dortmundi.

Sipas raportimit të tij, bëhet e ditur se ylli norvegjez ka një kontratë me skuadrën gjermane deri në vitin 2022.

Por, Dortmundi nuk e ka në plan të shesë atë në dy vitet e ardhshme në klauzolën e caktuar prej 75 milionë eurove.

Sipas Romanos, klubi gjerman do të kërkojë përmirësim të klauzolës e cila pritet të jetë mbi 130 milionë euro.

Klubet evropiane tashmë janë vënë pas Haaland dhe Dortmundi ka bërë të ditur se nuk do të lejojnë largimin e tij në verën e vitit të ardhshëm.

Në rast se klauzola e tij përmirësohet, atëherë klube si, Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Manchester United, Juventus, Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester City mund të aktivizohen në transferimin e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat