Lojtarin e liderit të Kosovës, e kërkojnë dy skuadrat e Serie A

Futboll

Lojtarin e liderit të Kosovës, e kërkojnë dy skuadrat e Serie A

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 11:45
Lojtarin e liderit të Kosovës, e kërkojnë dy skuadrat e Serie A

Me 15 gola të realizuar në IPKO Superligën e Kosovës në vetëm 8 takime, Mirlind Daku është një nga sulmuesit që ka spikatur më shumë në Europë në këtë fillim sezoni.

Kjo ka bërë që për sulmuesin e Ballkanit i cili është në pronësi të kroatëve të Osijek të interesohen edhe dy klube me emër në Serie A.

Calciomercato.com shkruan se Lazio dhe Torino kanë shfaqur interes për ish-sulmuesin e Kukësit dhe e shikojnë Dakun si një alternativë të mirë për merkaton e janarit.

22-vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar në 9 takime edhe me kombëtaren e 21-vjeçarëve të Kosovës duke realizuar dhe 2 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat