Atletico kthehet më tri pikë në Madrid nga Osasuna

Futboll

Atletico kthehet më tri pikë në Madrid nga Osasuna

Më: 31 tetor 2020 Në ora: 20:49
Atletico kthehet më tri pikë në Madrid nga Osasuna

Pa Luis Suarez por kjo nuk duket shumë problem. Atletico Madrid e ka mposhtur me rezultat 1:3 skuadrën e Osasunas duke u betonuar në vendin e tretë të La Ligës spanjolle

Atletico Madrid e ka mposhtur Osasunën si mysafirë sonte.

Djemtë e Diego Simeones kanë qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe me pak fat kanë mundur që të shënojnë edhe golin e katërt.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi nga penalltia dhe u shënua nga Joao Felix në minutën e 42-të.

I njëjti lojtar ka mundur që ta dyfishoi epërsinë po nga penalltia në fillim të pjesës së dytë por dështoi që të shënoi nga pika e bardhë në minutën e 48-të.

Megjithatë, Felix do ta përmirësonte gabimin dhe do të shënonte një gol të bukur në minutën e 69-të pas një topi të mirë që mori nga Correa.

Osasauna do të reagonte dhe shënoi gol në minutën e 80-të me Budimir.

Goli vendimtar për Atleticon që vulosi edhe fitoren e ekipit të Simeones do të vinte në minutën e 88-të ku Torreira shënon një gol të bukur me të djathtën e tij.

Atletico pas fitores është në vendin e tretë me vetëm 14-të, dy pikë më pak se Real Madridi që është i pari por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Osasuna në anën tjetër është në vendin e 9-të me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat