Kasami shënon, Zhegrova asiston në Kampionatin e Zvicrës

Futboll

Kasami shënon, Zhegrova asiston në Kampionatin e Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2020 Në ora: 18:30
Kasami shënon, Zhegrova asiston në Kampionatin e Zvicrës

Baseli kthehet me pikë të plota, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 St. Gallenit, në takimin e javës së gjashtë të Kampionatit të Zvicrës në futboll.

Futbollistët shqiptarë Pajtim Kasami, Edon Zhegrova, Orges Bunjaku, u paraqitën titullarë dhe Tician Tushi si zëvendësues për Baselin, ndërsa Betim Fazliji standard dhe Florian Kamberi nga minuta e 69-të për St. Gallenin.

Në minutën e 70-të, Pajtim Kasami nga rreth 12 metra shënon për fitoren 1:3 të Baselit.

Edon Zhegrova asistoi për golin e dytë ku realizoi Frei në minutën e 39-të. Tician Tushi futet në minutën e 65-të në vend të Zhegrovës dhe Bunjaku largohet nga fusha në atë të 82-tën. Arthur (6'), Frei (39'), Kasami (70') shënuan për Baselin dhe Duah (13') për St. Gallenin. 

Pas javës së gjashtë St. Gallen është në vend të dytë me 10 pikë, ndërsa Baseli rendit i katërti me 7 sosh por ka dy ndeshje me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat