Zgjedhjet presidenciale te Barcelona: Konfirmohen emrat e kandidatëve

Futboll

Zgjedhjet presidenciale te Barcelona: Konfirmohen emrat e kandidatëve

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 18:13
Foto Ilustrim

Barcelona po përgatitet për zgjedhjet e reja presidenciale pas dorëheqjes së ish-presidentit të klubit  Josep Maria Bartomeu, me ESPN që raporton për emrat e kandidatëve.

Carlos Tusquets është presidenti aktual i përkohshëm i Blaugranasëve dhe ai ka të ngjarë të jetë në krye të klubit deri në muajin janar të vitit 2021 për shkak të komplikimeve të mbajtjes së zgjedhjeve nga situata që po kalon klubi.

Tusquets tani duhet të analizojë situatën financiare në klub dhe të vendosë se si të veprohet me shkurtimet e propozuara të pagave, por nuk do të kandidojë vetë për zgjedhjet.

Janë gjashtë kandidatë të konfirmuar për zgjedhjet, nga të cilët Victor Font thuhet se është favoriti për këtë pozitë.

Font më parë i ka thënë El Larguero të Cadena Ser në  fillim të këtij viti se trajneri aktual Ronald Koeman nuk do të mbahej nën administrimin e tij, pavarësisht nga rezultatet e këtij sezoni: “Edhe nëse Koeman do të ketë një sezon të shkëlqyeshëm, unë nuk do të ndryshoja planet e mia. Nëse unë bëhem president, Koeman nuk do të jetë trajner në sezonin 2021/2022”.

“Xavi e kupton që të gjitha pjesët e klubit duhet të përshtaten së bashku. Një Bord i Drejtorëve që lejon këdo që drejton projektin sportiv të punojë, gjë që në rastin tonë do të ishte ai”.

Pesë të tjerët që kanë njoftuar zyrtarisht synimet e tyre për të dalë në post janë Jordi Farré, Toni Freixa, Lluís Fernández Alá, Agustí Benedito dhe Pere Riera.

Ish-presidenti i  Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar më parë se  ai gjithashtu do të kandidojë, por nuk është përfshirë ende në listën përfundimtare pasi ai ende nuk do të finalizojë synimet e tij.

Laporta – presidenti i klubit në mes viteve 2003 dhe 2010 – humbi garën ndaj Bartomeus në  zgjedhjet e 2015, në prag të tripletës së Barçës.

Ai shpesh ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj bordit aktual të klubit dhe së fundmi ka mbështetur votën e mosbesimit kundër bordit të klubit.

Laporta shërbeu si deputet në Parlamentin e Katalunisë në mes të viteve 2010 dhe 2012 dhe është gjithashtu një avokat i kualifikuar.

Ish-nënkryetari Emili Rousaud dhe ish-anëtar Xavi Vilajoana po mendojnë gjithashtu të vendosin emrat e tyre në listën e kandidatëve.

Ndërkohë, ish-presidenti i Federatës Katalunase të Futbollit, Jordi Roche – i lidhur ngushtë me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell dhe biznesmeni Juan Rosell mund të përfshihen gjithashtu.

Secili kandidat do të ketë nevojë për miratimin e nënshkrimit të së paku 2,257 anëtarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat