Flick ka fituar gjithçka

Futboll

Flick ka fituar gjithçka

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 15:45
Flick ka fituar gjithçka

Ndërsa shumica e bisedave të klubit për momentin rrethojnë të ardhmen e David Alaba, Bayerni ka hedhur një hap tjetër për të mbrojtur titullin e vet europian. Bavarezët fituan mbrëmë ndaj RB Salzburg me rezultatin 6:2, në transfertë.

Ky është suksesi i radhës i Hansi Flick, në Champions, ku nuk e njeh humbjen. Më 6 nëntor 2019, vetëm disa ditë pasi Niko Kovac u largua, Flick u caktua si trajner i përkohshëm duke e nisur me fitoren 2-0 kundër Olympiacos, në fazën e grupeve të Champions-it.

Në një vit, 48 ndeshje ka luajtur kampioni gjerman nën drejtimin e Flick. Kjo periudhë është shoqëruar me një ndryshim të paparë pozitiv, në çdo drejtim. Bayerni ka fituar 44 herë, duke shënuar 160 gola mahnitës dhe pësuar vetëm 41 gola. Pra, mesatarisht ka marrë 2.77 pikë mahnitëse për ndeshje. Flick ka ndërtuar një ekip dominues, duke shkrirë në një lojtarët e rinj dhe ata me përvojë.

Filozofi pune kjo, që e bëri të fitojë gjithçka të mundshme në vitin e tij të parë si trajner. Nëse i referohemi vetëm Champions-it, aty bavarezët janë të pathyeshëm me këtë trajner.

Në total kanë luajtur 11 ndeshje me Flick në drejtim, duke I fituar të gjitha. Në to kanë shënuar 42 gola dhe kanë pësuar vetëm 7 të tillë. Një makineri perfekte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat