Challandes: Kemi luajtur ndaj kombëtareve të forta, a mendoni se duhet fituar ndaj Anglisë?

Futboll

Challandes: Kemi luajtur ndaj kombëtareve të forta, a mendoni se duhet fituar ndaj Anglisë?

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 12:28
Challandes: Kemi luajtur ndaj kombëtareve të forta, a mendoni se duhet fituar ndaj Anglisë?

(E plotësuar) -  Seletkori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challades, kapiteni Amir Rrahmani dhe menaxheri Bajram Shala, janë duke mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes miqësore ndaj Shqipërisë.

Trajneri zvicerian, Challandes ka folur rreth kohës së gjatë pa fitore të Kosovës, duke thënë se pandemia dhe kundërshtarët e fortë kanë ndikuar në këtë gjë.

“Është e vërtetë që ka një vit që nuk kemi fituar por ka pasur shumë muaj që nuk kemi luajtur për shkak të pandemisë. Por duhet të kemi parasysh një gjë, vitin e kaluar jemi përballur me kundërshtar të nivelit të Anglisë, a mendoni ju se duhet fituar ndaj Anglisë?”

Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur sot një konferencë për shtyp.

"Dardanët" do t'i luajnë tri ndeshje këtë muaj.

Fillimisht, Kosova do ta luajë një miqësore me Shqipërinë, më pas do të përballet me Slloveninë dhe Moldavinë në Ligën e Kombeve.

Trajneri zviceran ka folur për ndeshjen miqësore me Shqipërinë, duke thënë se nuk ka qenë e domosdoshme kjo miqësore.

"Nuk është situatë e lehtë. Po përballemi me virusin. E njejta situatë është edhe për Shqipërinë", tregoi Challandes, përcjell "Zeri.info".

"Nuk ka qenë patjetër të zhvillohet kjo ndeshje", tregoi ai.

"Shqipëria ka skuadër të mirë, ka futbollistë që luajnë në liga të forta dhe ka futbollistë cilësor", përfundoi trajneri zviceran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat