Xavi Alonso ka rikujtuar ditët e tij të “arta” kur ai ishte futbollist i Liverpoolit.
Mesfushori spanjoll tha se të luash tek “The Reds” është një ndjenjë tepër e veçantë dhe është një emocion i papërshkrueshëm kur në stadium këndohet kënga “You’ll Never Walk Alone”.
“Të luash për Liverpool është diçka e veçantë. Aty egziston një lidhje shumë e ngushtë ndërmjetë tifozëve dhe lojtarëve, kjo gjë nuk ndodh në ndonjë skuadër tjetër. Në kohë të këqija tribuna nuk fërshëllen asnjëherë” shtoi ai.
Alonso konsiderohet si njëri ndër mesfushorët më të mirë në shekullin e fundit, përpos në Liverpool, ai ka luajtur edhe në klube tjera të mëdha si Real Madrid dhe Bayern Munih.