FSHF vendos për javën e tretë të Superiores

Futboll

FSHF vendos për javën e tretë të Superiores

Më: 16 nëntor 2020 Në ora: 15:46
Foto Ilustrim

Java e tretë e Kategorisë Superiore do të luhet e gjitha të shtunën, teksa sot FSHF ka vendosur përfundimisht për oraret dhe stadiumet ku do të zhvillohen pesë takimet.

Të gjitha do të luhen të shtunën, teksa kryendeshja Vllaznia-Tirana është programuar me drita në “Loro Boriçi” në orën 16:45.

Nga ana tjetër, Partizani-Laçi gjithashtu do të zhvillohet në orën 16:45, me klubin e kuq që ka zgjedhur stadiumin “Elbasan Arena” për të pritur kurbinasit.

“Selman Stërmasi” nuk është ende gati, ndërsa “Air Albania” do të mbyllet pas ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, që do të zhvillohet të mërkurën në orën 16:00.

Superliga/ Java e tretë

Të shtunën

Bylis-Skënderbeu   ora 13:45 (Në Ballsh)

Kastrioti-Apolonia  ora 13:45 (Në Kamzë)

Vllaznia-Tirana      ora 16:45 (Në Shkodër)

Teuta-Kukësi          ora 16:45 (Në Durrës)

Partizani-Laçi         ora 16:45 (Në Elbasan)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat