Diskutimet për moshën e trajnerit

Futboll

Diskutimet për moshën e trajnerit

Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 12:26
Diskutimet për moshën e trajnerit

Diskutimet për moshën e trajnerit Edy Reja janë të pashmangshme. Edhe në emisionin “Pressing” në ABC u fol për këtë çështje dhe fjalën e mori Sulejman Starova, i njohur edhe për “dashurinë” e tij për italianët.

Trajneri i njohur është pro vijimit të bashkëpunimit me Rejën dhe nuk kursen as batutat.

“Më të ri nuk e preknim me dorë. Është personalitet i futbollit italian”, tha fillimisht Starova.

“Është fat që e kemi sa e ka logjikën në rregull. E kam thënë se jemi në duar të sigurta. Normal gabime do bëhen. Vazhdimi edhe për dy vite është normal. Ai po ndërton skuadrën sipas ideve të tij”, u shpreh Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat