Reja zbulon prapaskenat e merkatos: Etrit Berishën e kërkuan Juventusi dhe Milani

Futboll

Reja zbulon prapaskenat e merkatos: Etrit Berishën e kërkuan Juventusi dhe Milani

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 22:46
Edi Reja dhe Etrit Berisha

Të gjesh një portier me rrogë 1 milion euro në vit në Serinë B është diçka shumë e rrallë dhe ky përjashtim në këtë sezon quhet Etrit Berisha.

Gardiani kuqezi është ndër lojtarët më të paguar në kategorinë e dytë italiane, ndërsa përfiton një rrogë tejet të lartë në radhët e SPAL, portën e të cilit ka vendosur të mbrojë edhe në këtë edicion pas rënies nga elita.

Një vendim i çuditshëm në fakt kur mëson se portierin e kanë kërkuar dy nga klubet më të njohura italiane, Juventus dhe Milani, gjatë kësaj vere.

Të dy klubet në fjalë e kërkonin si zëvendësues në katërkëndor duke i besuar aftësive të tij në rast se do të kishin nevojë që të linin pushim Sheznji dhe Donaruma.

Duket si thashethem i merkatos, por është në fakt një diskutim që ka ndodhur realisht dhe këtë e konfirmon vetë Edi Reja në një intervistë të dhënë në Itali.

SPAL ka bërë një goditje të madhe duke mbajtur Berishën. E meriton ende të luajë në Serinë A, ndërsa kishte negociata shumë konkrete me Juventusin dhe Milanin për të qenë portier i dytë, kurse në mbyllje të merkatos edhe me Spezian. Por më pas, në një situatë kaq të bllokuar, nuk u konkretizua asgjë”, deklaroi Reja, duke zbuluar këto prapaskena të bujshme të merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat