Në prezencën e Policisë së Kosovës, ndeshja Llapi – Prishtina po zhvillohet me tifozë

Futboll

Në prezencën e Policisë së Kosovës, ndeshja Llapi – Prishtina po zhvillohet me tifozë

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:17
Pamje nga vendi i ngjarjes

Derbi i xhiros së 14-të të Superligës ndërmjet Llapit dhe Prishtinës është duke u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Kjo ndeshje me protokollin e Federatës së Futbollit të Kosovës do të duhej të zhvillohet pa praninë e tifozëve në stadium.

Megjithatë, kjo për skuadrën vendëse dhe zyrtarët e ndeshjes nuk po vlen, pasi kanë lejuar tifozë të futen në stadium.

Prapa portës së portierit të Llapit, Hoffman, shihet një numër i tifozëve të cilët janë futur pa ndonjë problem, ndonëse disa metra larg tyre janë edhe zyrtarët policorë.

Image

Delegat në këtë ndeshje është Senad Hamziq, por duket se Hamziqit nuk po i pengojnë këta tifozë, ani pse punon sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në protokollin e FFK-së për këtë periudhë të pandemisë, lejohen vetëm nga 10 zyrtarë të klubeve dhe gazetarët që përcjellin ndeshjen.

Këtë nuk po e respektojnë asnjë klub i Superligës, jo vetëm Llapi sot.

FFK ende nuk ka lejuar rikthimin e tifozëve që nga fillimi i pandemisë.

Image

Prishtina është duke e fituar ndeshjen me rezultat 0:1 me golin e Endrit Krasniqit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat