Bylis ndal Tiranën!

Futboll

Bylis ndal Tiranën!

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 15:52
Bylis ndal Tiranën!

Fitorja e parë në stolin e Tiranës për Nevil Deden nuk vjen as në sfidën shtëpiake ndaj Bylis.

Barazim pa gola në Selman Stërmasi mes bardhebluve dhe ballshiotëve aty ku në fund Tirana ishte me fat pasi shtylla i tha jo golit të Bylisit me Laëal pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Dovedan.

Vazhdon të kenë shumë probleme kampionët në fuqi madje as rikthimi nuk riktheu bardheblutë në rrugën e duhur.

Ndryshe nga Tirana është në formë shumë më të mirë Partizani që triumfoi lehtësisht 0-3 në transfertën fierake ndaj Apolonisë. Golat për skuadrën e Ilir Dajës u realizuan nga Eneo Bitri në pjesën e parë dhe Jurgen Bardhi e Hektor Idrizaj në fraksionin e dytë. Me suksesin në Loni Papuçiu, Partizani u ngjit në kuotën e 7 pikëve, 1 më pak se Kastrioti i vendit të dytë që vazhdon të surprizojë.

Skuadra e Ndreut fitoi 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut me gola të De Silvas dhe Okebugëut. Goli i Armah i vlejti vetëm për statistika skuadrës së Ahmatajt që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të pas daljes me karton të kuq të Mensah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat