Jeta pa qëllim ështē e pakuptimtë!

Futboll

Jeta pa qëllim ështē e pakuptimtë!

Nga: Enver D. Halili Më: 25 korrik 2021 Në ora: 17:52
Lulzim Kosumi

(Portret vlerësues për njeriun që la vlera z. Lulzim (Abaz) Kosumi)

Njeriu nëse nuk ka qëllim në jetë, bëhet njeri i pavërejtur në këtë botë.

E nëse ekziston dëshira e vullneti, gjithnjë do të ekzistoj edhe rruga për të hapëruar kah suksesi.
Lulzim Kosumi, i lindur më 16 qershor të vitit 1971, dhe i përcjellur si martir kombi më, 20 janar të vitit 2012 në botën e amshimit.
I ndjeki  dhe hapëroi  me këto  dy të vërteta, sepse gjithnjë ajo çka është e mohon atë çka nuk është .

Kur kalon mbi kufijtë e punës personale, e shkruan historinë personale me suksese të kohës.
Luli i biri i legjendës së futbollistit e trajnerit shqiptar z. Abaz Kosumit, si futbollist që ndjeki rrugën e prindit, e luftëtarit të paepur për çlirimin e kësaj toke Dardane, e ka ditur se nuk mund të bëhesh Ai që dëshiron, nëse mbesim ata që jemi !

Luli ka udhëtuar mbi këto parime, për të plotësuar  dëshirat e tij, e për ti shndërruar në suksese personale e kombëtare.
Rrugtë e tij të veprimtarisë zakonisht të dërgojnë në destinacione të dëshiruara.

Gjithnjë dikush qeshet me qëllimet e tjetrit, e pastaj po ai vetë krenohet me sukseset e tij.
Për njerëzit si Luli; njeri, futbollistë, luftëtar, edukator, atdhetar i urtë e fisnik, kritika gjithnjë ka heshtur, por heshtja ka folur.

Luli ishte një futbollistë cilësor, me vullnet të çeliktë, me dëshirë për punë e ambicie, i kaloi gjitha grupmoshat në Shkollën e Futbollit KF “Flamurtari” nga Prishtina, nga Pionerët deri në Senior në klubin ku gjithnjë e ka tërhequr fanella me ngjyrat emblematike kombētare kuq e zi.
Lulzimi ishte një mesfushor  tipik e me vizion prej futbollisti, imitoi e aplikoi lëvizjet e vizionet  e trajnerit të tij , që i mësoi hapat e parë e këshillat kruaciale të futbollit modern të kohës, të Maestros z. Suad Keçit, e strategut prej trajneri prindit tij z. Abazit

Pastaj Lulzimi ishte pjesë e Reprezentacionit të Kosovës në vitin 1989.

Pasi e dëshmoi me performansat e tij brilante në fushë , e me një konkurrencë të madhe e meritoi ftesën për ti mbrojtur ngjyrat e Reprezentacionit Kosovës, ku së bashku me shokë u stolis me “Medaljen e Argjent “në Olimpiadën  Partizane, të zhvilluar në qytetin e Bosnjës në Foça, atëbotē në vitin 1989.

Në përbërje të reprezentacionit suksesin e arritën. së bashku me këta bashkëlojtar e heronjtë futbolli të kohës z. Jeton Çubreli, z. Adnan Konushefcin, z. Adnan Krasniqin e z. Betim e Faton Jashanicën, për të shkëlqyer së bashku.

Në atë kohë të brishtë politike ky sukses i Lulit me bashkēlojtar ishte  sukses i hakmarrjes ndaj fillimit të sjelljeve më arrogante të ish sistemit e shtetit artificial.

Të cilin Luli e përmbysi edhe njëherë tani me bashkëluftarët e UÇK-së, tani 10 vite pas, në vitin 1999.
Luli gjithnjë bazohej në premisën:

“Zhduke atë që të zhdukë” dhe gjithnjë ja arrinte qëllimeve  të veta, se kishte parime në jetë.

Lulzimi ishte një personalitet me vlera, futbollistë me një teknik fantastike, një mesfushor siç e ceka edhe më lartë me kreativitet, por edhe luftëtar i paepur i Lirisë, 

Ishte pjesëtar i Brigadës së UÇK-së 8 ZOP.

Më 20 janar 2012 në moshën 41 - vjeçare, Iku nga kjo botë, për tu varrosur me nderime në këtë tokë, për të cilën dha aq shumë, duke lënë në pikëllim të përhershëm prindërit, familjarët, bashkëluftarët, bashkëlojtarët e miqtë e tjerë.
I qoftë i lehtē dheu i Kosovës Lulit. Lavdi!
Autori është trajner i futbollit dhe botues i disa librave sportivë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat