Kush e referon derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Futboll

Kush e referon derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Nga: K.Goca Më: 19 gusht 2021 Në ora: 15:35
Kush e referon derbin shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

Janë bërë të ditur gjyqtarët për ndeshjet e javës 4 -të në Maqedoninë e Veriut në futboll.

Derbi zhvillohet mes skuadrave shqiptare në Strugë, ku takohen Struga TL dhe Shkupi.

Aleksandër Stavrev nga Shkupi ka nderin që të gjykojë këtë ndeshje. 

Dueli në Strumicë, mes A. Pandev dhe skuadrës shqiptare Renova, që luhet në mbrëmje, do të gjykohet nga Aleksandar Grujoski.

Ndeshjet luhet të dielën, 16.00

Struga TL - Shkupi (A. Stavrev - Shkup)
Skopje - Pelisteri (F. Idrizi - Tetovë)
Shkendija – Makedonia GP (S. Trpçevski - Kavadarci)
Borec - Bregallnica (I. Stojçevski - Shkup)
Rabotniçki - Tikvesh (I. Ivanov - Veles)
A.Pandev - Renova (A. Grujoski - Kërçovë) (20:00).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat