Sulmuesi Kosovës shpërthen me dy gola në Kampionatin e Kroacisë

Futboll

Sulmuesi Kosovës shpërthen me dy gola në Kampionatin e Kroacisë

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2021 Në ora: 21:40
Sulmuesi Kosovës shpërthen me dy gola në Kampionatin e Kroacisë

Mirlind Dakut i mjaftuan 23 minutat e fundit që të shkëlqejë me dy gola në fanellën e Osijekut!

Sulmuesi nga Kosova, është më i merituari për fitoren e Osijekut me rezultat 3:2 ndaj Goricës, në takimin e javës së 9-të.
Dramë në Osijek, Daku futet në lojë në minutën e 67-të dhe tetë minuta më vonë (75'), nga afërsia shënon për 1:1. 

Osijeku sërish barazon në minutën e 84-të me golin e Dakut, i cili me kokë godet saktë duke shënuar gol të bukur. 

Për Osijekun shënuan Daku (75', 84'), Lonçar (90'+4') dhe për Goricën Kalik (29'), Brodiq (81').

Rijeka kryeson me 17 pikë sa ka edhe Osijeku në pozitën e dytë, ndërsa Gorica është në pozitën e pestë me 13 sosh.

Osijeku – Gorica 3:2 

Stadiumi i Qyteti në Osijek.
Shikues: 1.370.
Gjyqtar: Fran Joviq (Zagreb).
OSIJEK (4-2-3-1): Ivushiq - Bartolec, Lonçar, Çeberko, Jurçeviq (Boçkaj 46’) - Jugoviq, Hirosh - Grzhan (Kleinheisler 67’), Fioliq (Ndockyt 74’), Bohar (Topçagiç 46’) - Mierez (Daku 67’)
GORICA (4-2-3-1): Baniq - Kalik (Prshir 61’), Joviqiq, Krizmaniq, Keita - Babec, Ngouali - Mitroviq, Delfi (Shroler 68’), Lovriq (Benito 85’) - Dieye (Brodiq 68’).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat