​Gjyqtari i njohur italian: Pres nga UEFA që ta pezullojë për një kohë të gjatë Cakirin

Futboll

​Gjyqtari i njohur italian: Pres nga UEFA që ta pezullojë për një kohë të gjatë Cakirin

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 23:33
Gjyqtari turk është në qendër të vëmendjes pasi akordoi një penallti të dyshimtë në favor të Atletico Madridit në ndeshjen e tyre kundër Milanit

Ish-gjyqtari italian Gianluca Paparesta pret që Cuneyt Cakir të pezullohet pas një gabimi në ndeshjen Milan-Atletico Madrid që mund t’i kushtojë me kualifikim “Rossonerëve”.

Gjyqtari turk është në qendër të vëmendjes pasi akordoi një penallti të dyshimtë në favor të Atletico Madridit në ndeshjen e tyre kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.

Thomas Lemar e barti topin me dorë para se Pierre Kalulu ta prekte atë, kështu që penalltia e Atletico Madridit duhet të ishte revokuar nga VAR-i.

Kjo erdhi pasi mesfushori i “Rossonerëve”, Franck Kessié u ndëshkua me dy kartonë të verdhë në pjesën e parë.

Duke folur për “TMË Radio”, ish -gjyqtari italian Gianluca Paparesta tha se pret që UEFA të marrë masa kundër Cakir.

"Absolutisht, dhe shpresoj të pezullohet për një kohë të gjatë sepse komunikimi eliminon shumë probleme. Ne jemi akoma prapa", tha 52-vjeçari.

"Unë nuk i kuptova arsyet pse gjyqtari turk as nuk shkoi për një rishikim në VAR. Kur jepet një penallti vendimtare, gjyqtari dhe VAR duhet të sigurojnë që nuk ka të meta në atë aksion," vazhdoi ai.

"Ju mund të shihni prekjen e Lemar para asaj të Kalulu, një prekje vullnetare për ta rregulluar topin. Arbitri duhet të kishte ndërhyrë dhe të mos e konfirmonte goditjen e penalltisë. Ky rezultat mund t’i kushtojë me kualifikim Milanit ”, tha ne fund Paparesta.

“Rossonerët” janë kthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas gati tetë viteve, por kanë humbur të dyja ndeshjet hapëse të fazës së grupeve kundër Liverpoolit dhe Atletico Madridit.

Ata vizitojnë Porton më 19 tetor dhe pastaj i presin ata në “San Siro” më 3 nëntor në dy ndeshje vendimtare për shpresat e tyre të kualifikimit më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat