Depay realizon një ‘dopietë’ të radhës, gjithnjë e më afër kreut të golashënuesve më të mirë holandez

Futboll

Depay realizon një ‘dopietë’ të radhës, gjithnjë e më afër kreut të golashënuesve më të mirë holandez

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 00:57
Depay

Holanda arriti një fitore të thellë ndaj Gjibraltarit duke fituar me rezultat 6-0, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.

Protagonisti kryesor në këtë takim ishte Memphis Depay i cili shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime të tjera për bashkëlojtarët, gjersa golat e tjerë u shënuan nga Van Dijk, Dumfries, Danjuma dhe Malen, me nga një gol secili.

Depay me golat e tij të vazhdueshëm me Holandën është duke u ngritur gjithnjë e më shumë në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kombëtarës holandeze.

Me dy golat e sotëm, 27-vjeçari tani ka arritur në shifrën e 35 golave të shënuara me Holandën, duke u gjendur tani në mesin e tetë golashënuesve më të mirë të kombëtares.

Depay tani ka barazuar lojtarët Faas Wilkes dhe Ruud van Nistelrooy me nga 35 gola, kurse është dy gola larg për t’i barazuar dy lojtarë tjerë të mëdhenj siç janë Dennis Bergkamp dhe Arjen Robben që kanë nga 37 gola.

Listës së golashënuesve më të mirë i prin Robin van Persie me 50 gola të shënuara, gjersa Klaas-Jan Huntelaar (42) dhe Patrick Kluivert (40) mbyllin Top treshen.

Depayt i duhen edhe tetë gola për të dalë golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Holandës, gjersa edhe 16 të tillë për të thyer rekordin historik të Van Persies.

Në një moshë 27-vjeçare, kjo mund të jetë më se e realizueshme për holandezin, duke e ditur edhe formën fantastike të holandezit për gati çdo ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat