Barcelona në panik

Futboll

Barcelona në panik

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 11:23
Barcelona në panik

Skuadra e Barcelonës ka marrë një lajm aspak të mirë pas humbjes nga Real Madridi.

Klubi i madh katalunas para pak çastesh ka njoftuar për lëndimin e sulmuesit, Ansu Fati.

Blaugranasit kanë publikuar një komunikatë ku njoftojnë për dëmtimin e lojtarit me numër 10.

“Lojtari i ekipit të parë Ansu Fati ka një problem me gjurin e djathtë. Ai nuk është i gatshëm dhe evolucioni do të shënojë do të na zbulojë më shumë rreth rikthimit të tij”, njofton Barça në komunikatë.

Vlen të potencohet se pas ndeshjes me Real Madridin edhe mesfushori, Frenkie De Jong është dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat