Gjilani me tre pikë të mëdha, Malisheva 45 minuta me një lojtar me pak

Futboll

Gjilani me tre pikë të mëdha, Malisheva 45 minuta me një lojtar me pak

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 13:52
Gjilani me tre pikë të mëdha

Malisheva kthehet kokulur, Gjilani fiton tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Malishevës. 

Mysafirët avancuan në minutën e 13-të me golin e Hasan Hysenit.     

Gjërat për Malishevën u përkeqësuan në fund të pjesës së parë, kur Muhamet Hyseni u ndëshkua me karton të kuq dhe kjo ishte epërsi e madhe numerike për Gjilanin. 

Në minutën e 45+4, Gerhard Progni i Gjilanit barazon rezultatin.

Gjilani shënon edhe dy gola në pjesën e dytë dhe të fitores, duke iu falënderuar Keita Razak (78′) e Albert Dabiqaj (81’).

Ballkani kryeson me 33 pikë pas 17 jave, duke lënë pas Gjilanin me 32 dhe Malisheva është në të shtatin me 18 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat