Napoli përmbyset nga Atalanta! Gjimshiti fiton derbin ndaj Rrahmanit 

Futboll

Napoli përmbyset nga Atalanta! Gjimshiti fiton derbin ndaj Rrahmanit 

Nga: K.Goca Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:37
Napoli përmbyset nga Atalanta! Gjimshiti fiton derbin ndaj Rrahmanit 

Atalanta është prej ekipeve më të papërshtatshme në Serie A.  

Skuadra nga Bergamo ka triumfuar me përmbysje me rezultat 3:2 ndaj Napolit, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Diego Armando Maradona". 

Ndeshje me kthesa në rezultat 0:1, 2:1, 2:3. 

Për Napolin shënuan Zielinski (40'), Mertens (47') dhe për Atalantën realizuan Malinovsky (7'), Demiral (66') e Freuler (71').

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar për Napolin dhe reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nga minuta e 83-të për Atalantën.

Rrahmani Në minutën e 58-të e Gjimshiti në atë të 87-tën, ndëshkohen me kartona të verdhë.

Pas javës së 16-të, Milan udhëheq me 38 pikë, pasojnë Interi me 37, Napoli 36, Atalanta 34, Roma 25 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat